Chelsea pas trajnerit që po bën mrekulli në Premierligën angleze

Skuadra e Chelseas është duke kaluar në një kriz rezultatesh në muajt e fundit.
”Blutë” nuk kanë arritur të shënojnë fitore që nga 15 janari, ku në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë tre barazime dhe tre humbje, shkruan IndeksOnline.
Drejtuesit londinez si duket kanë humbur durimin ndaj teknikut Graham Potter dhe po mendojnë për zëvëndësimin e tij.
Raportimet e fundit nga ishulli bëjn me dije se Chelsea po përcjell trajnerin Roberto De Zerbi ishte pasuesi i Potter te skuadra e Brightonit.
Ish trajneri i Sasuolos ka pasur rezultate të mira që nga koha kur e morri drejtimin e Brightonit, gjë që ka rënë në syrin e drejtuesve të Chelseas./IndeksOnline/