Chelsea për faqe të zezë, mposhtet në shtëpi nga Brentfordi

Chelsea po vazhdon me formë jo të mirë në Premierligë.
Blutë e Londrës sot kanë pësuar humbje në shtëpi nga skuadra e Brentfordit, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa Brentford arriti fitoren me dy gola të shënuar në 45 minutat e fundit.
Ethan Pinnock shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 58-të.
Goli i sigurisë u shënua në sekondat e fundit të ndeshjes nga Bryan Mbeumo 90+6.
Me këtë fitore, Brentford ngritet në vendin e 10-të në tabelë me 13 pikë, një më shumë se Chelsea, e cila ndodhet një pozitë më poshtë./IndeksOnline/