75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / C E

Chelsea ‘për faqe t’zezë’, mposhtet edhe nga Southampton

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 1, përballja e zhvilluar në “Stamford Bridge”, mes vendasve të Chelsea dhe Southampton, me këta të fundit që kanë shokuar “blutë”, duke i “rrëmbyer” 3 pikë të arta falë fitores minimale.

Për golin e vetëm të sfidës do të mendonte kapiteni i Southampton, James Ward-Prowse, i cili “mposhti” portierin Kepa në fundin e pjesës së parë, pas një ekzekutimi perfekt të një goditjeje dënimi nga më shumë se 25 metra distancë.

Kjo është ndeshja e 5 radhazi që Chelsea nuk njef fitore në të gjitha kompeticionet dhe e 4-ta përsa i përket kampionatit. Megjithatë, besimi i bordit të “bluve” te tekniku Graham Potter duket i “palëkundur”.