75 Mall Live Search
16:56 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / C E

Chelsea përballet me konkurencë për Benrahma

Edhe ‘Dhelprat’ e Leicester City kanë hyrë në garë për të.

Chelsea janë të vendosur për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor algjerian, Said Benrahma, mirëpo për të arritur një gjë të tillë duhet të mposhtë konkurencën e Leicester City, raporton Express.

24 vjeçari i cili është lojtari më në formë në Championship po vlerësohet me një çmim prej 25 milionë funtash.

Benrahma për Brentford ka shënuar 21 gola në 75 paraqitje të zhvilluara.