75 Mall Live Search
18:47 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Chelsea përgatitet për lëvizjen 89 milionëshe pasi që Courtois ka vendosur përfundimisht të largohet

Chelsea është duke u përgatitur që ta aktivizojë klauzolën e Thibaut COurtois këtë verë, shkruan IndeksOnline.

Portieri belg raportohet se i ka treguar Maurizio Sarrit se dëshiron të largohet, gjë e cila e ka shtyrë Chelsean ta shesë Courtoisin pasi që ka edhe një vit të mbetur në kontratë.

Ylli i Atletico Madridit do të ishte zëvendësimi ideal i Courtois, pasi Liverpooli e fitoi garën ndaj Chelseat për transferimin e Alisson për 67 milionë funte nga Roma.

Oblak ka një klauzolë blerëse prej 100 milionë euro dhe Mundo Deportivo shkruan se Chelsea dëshiron ta aktivizojë atë para të enjtes, dhe Courtois ka kohë të largohet deri në fund të muajit./IndeksOnline/