Chelsea pëson humbje nga Legia por siguron gjysëmfinalen e Conference League

Chelsea është kualifikuar në gjysëmfinalen e Conference League.
Edhe pse Chelsea pësoi humbje në ”Stamford Bridge” nga skuadra e Legia Warsawa, me rezultat 1-2, në ndeshjen e dytë çerekfinale, ”Blutë e Londrës” kaluan tutje fal fitores 3-0 në ndeshjen e parë, shkruan IndeksOnline/
Skuadra polake kaloi e para në epërsi, me golin e Tomas Pekhart, i cili u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 10-të.
Marc Cucurella barazoi shifrat në minutën e 33-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Legia arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 53-të, me golin e Steve Kapuadi.
Chelsea në gjysëmfinale e pret fituesin e ndeshjes Rapid Viena – Djurgarden, skuadra e cila do të mësohet pas extra-time./IndeksOnline/