75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 24 Mars 2025 / L A

Chelsea po mendon të largohet nga Stamford Bridge

Në vitet e fundit, bota e futbollit ka pësuar një modernizim të jashtëzakonshëm arkitekturor.

Skuadra të shumta kanë vendosur të ndërtojnë stadiume apo qendra të reja sportive që përshtaten me nevojat e kohës dhe përfshijnë çdo risi të mundshme.

Skuadra e fundit që duket se do t’i bashkohet këtij trendi është Chelsea, me “Blutë” e Londrës që po planifikojnë të zhvendosen në një stadium të ri.

Këto plane rizhvillimi përfshinin një buxhet prej 500 milion £ dhe një vend me një kapacitet prej 60,000 njerëz. Projekti filloi në vitin 2015, kur Roman Abramovich ishte ende pronar, por u anulua tre vjet më vonë.

Por, siç zbuloi The Sun shkurtin e kaluar, pronari aktual i Chelsea, Todd Boehly po mendon të largojë selinë e klubit nga Stamford Bridge, veçanërisht në Earls Court. 

“Unë mendoj se duhet të mendojmë afatgjatë dhe të mendojmë për atë që po përpiqemi të arrijmë. Ne kemi një mundësi të madhe për zhvillimin e stadiumit që duhet të përfitojmë,” tha Boehly për Bloomberg.