75 Mall Live Search
12:05 / E Enjte, 10 Mars 2022 / B O

Chelsea pranë falimentimit, s’ka më bileta, s’ka kontrata, s’ka shitje as blerje!

Bllokimi i aseteve të Roman Abramovich nga Qeveria britanike e ka vënë Chelsean pranë falimentimit. Mediat angleze thonë se skuadra londineze do ta ketë të vështirë të përballojë këtë situatë pas bllokimit të shitjes.

Sanksionet ndaj Abramovich nuk do të lejojnë Chelsean që të bëj shitje apo blerje të lojtarëve. Madje, skuadra nuk do të ketë të drejt të prek asnjë kontratë aktuale të futbollistëve.

Chelsea nuk do të ketë të drejt të shes asnjë biletë më shumë për tifozët, përveç biletave vjetore që janë shitur në fillim të sezonit.

Chelsea poashtu nuk do të ketë të drejt të nënshkruar asnjë kontratë biznesore apo ndonjë marrëveshje të re me sponzorët e saj. Pagat do të paguhen, ndërsa biletat vjetore do të vlejnë deri në fund të sezonit.

Lojërat e Chelseat në Ligën e Kampionëve mund të luhen vetëm pas dyerve të mbyllura.

Me pagat e mëdha që ka dhe shpenzimet enorme, vështirë se do të ketë stabilitet financiar te Chelsea dhe se falimentimi i skuadrës është shumë i mundshëm./Indeksonline/