75 Mall Live Search
14:41 / E Diele, 18 Gusht 2024 / MSH

Chelsea pret Cityn, kërkon fitore pas nëntë ndeshjeve pa fat kundër kampionëve

Chelsea është pa fitore në nëntë përballje në të gjitha kompeticionet kundër Manchester Cityt, që nga fitorja 1-0 në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2021 (2 barazime, 7 humbje).

Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar tri herë dhe ka regjistruar një barazim në katër vizitat e fundit në “Stamford Bridge”.

Të dyja ndeshjet e sezonit të kaluar në Premier Ligë përfunduan në barazim, ndërsa ky duel prodhoi tetë gola.

City do të udhëtojë drejt Londrës me sfidën që fillon në ora 17:30, teksa Guardiola do të shtrengojë për herë të parë duart me Enzo Marescan, trajneri i ri i “Bluve”.