75 Mall Live Search
15:22 / E Enjte, 05 Janar 2023 / B O

Chelsea prezanton blerjen e madhe të janarit

Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin e Benoit Badiashile nga AS Monaco.

Badiashile ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë me Chelsean, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2030.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për këtë klub. Mezi pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë” ka thënë francezi.

38 milionë euro i ka kushtuar Chelseat blerje e mbrojtësit 21 vjeçar./Indeksonline/