Chelsea refuzon edhe ofertën e tretë të Manachester United për Mason Mount

Skuadra e Chelseas ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Manchester Unitedit për futbollistin Mason Mount.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, oferta e fundit e “Djajve të kuq’’ prej 60 milionë eurove nuk i ka përmbushur kërkesat e ‘’bluve’’ të Londrës, shkruan IndeksOnline.
Chelsea nuk ka hequr dorë nga shifra prej 65 milionë eurove, 58 + 7 milionë bonuse.
Skuadra londineze është e gatshme të takohet personalisht për të zgjidhur transferimin e Mount./IndeksOnline/