Chelsea rikthehet tek fitorja, triumfon në derbin londinez me rezultat të thellë

Skuadra e Chelsea është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve radhazi.
Ata mposhtën skuadrën e West Ham me rezultat 3:0, transmeton Indeksonline.
Blutë e Londrës kaluan në epërsi në minutën e 10-të me anë të Thiago Silvas. Pastaj në pjesën e dytë doli në skenë Tammy Abraham. Ai shënoj dy gola në minutat 78-të dhe 80-të.
Me këtë fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e pestë me 25 pikë, 6 më pak se vendi i parë.
Kurse West Ham mbetet në pozitën e 10-të me 21 pikë./Indeksonline/