75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / kutia

Chelsea rivalizon Manchesterin për De Jong, i bënë ofertë të njëjtë

Chelsea kërkon të mposhtë Manchester United në garën për shërbimet e Frenkie de Jong.

Drejtuesit e “Bluve” janë gati t’i ofrojnë Barcelonës shumën që do të paguanin edhe “Djajtë e Kuq” (71 milionë stërlina) dhe sigurisht kanë avantazhin e madh që marrin pjesë në Champions League, ndryshe nga rivalët e tyre.

Man. United i ofrojë mesfushorit pagën e tij aktuale te Barcelona, pra 450 mijë stërlina në javë.

“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 17 milionë euro që klubi katalanas i detyrohet holandezit në paga të prapambetura.

Barcelona vazhdon të ketë probleme me financat dhe duhet patjetër të shesë dhe të lehtësojë nivelin e pagave për të federuar blerjet e fundit si: Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Jules Kounde.

Mendohet se shitja e De Jong do të lejojë gjithashtu Barcelonën të nënshkruajë Bernardo Silva të Manchester Cityt.