75 Mall Live Search
16:12 / E Diele, 09 Maj 2021 / C E

Chelsea seriozisht pas Harry Kane

Chelsea e ka seriozisht për Harry Kane.

Sipas The Football Insider, Blutë kanë zgjedhur sulmuesin e Tottenham si objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm dhe po bëjnë gati një ofertë marramendëse për të bindur presidentin e Spurs, Levy, që ta shesë.

Kujtojmë se numri një i Tottenham kërkon 200 milionë euro për yllin e tij.

28-vjeçari ka një kontratë deri në qershorin e 2024-ës dhe duhet të vendosë nëse do ta mbyllë karrierën e tij me Spurs, apo do të kërkojë një aventurë të re.