75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Chelsea shënon fitore të mundimshme ndaj Malmos

Ekipi i Chelseas ka arritur që t’i rikthehet fitoreve pas humbjes 6:0 ndaj Manchester City.

Ata arritën që të fitojnë si mysafirë kundër Malmos në ‘Evropa Ligë’ me rezultat 1:2, transmeton Indeksonline.

Mesfushori anglez, Barkley në minutën e 30-të pas një asistimi të Pedros arrit të zhbllokoj ndeshjen, duke kaluar në epërsi londinezët.  Me rezultat 0:1 mbaroi pjesa e parë.

Në minutën e 58-të, sulmuesi francez, Giroud shënoi për rezultatin 0:2.

Ekipi i Malmos nuk u dorëzua përkundër rezultatit. Ata arritën që të ngushtonin epërsin përmes Christiansen në minutën e 80-të, por kjo ishte e gjitha që ata mund të bënin.

Kjo fitore ishte e rëndësishme për ‘Blutë e Londrës’ që ta rikthejnë vetëbesimin, duke e parë që javët e fundit kanë arritur disa rezultate dëshpëruese./Indeksonline/