75 Mall Live Search
17:50 / E Shtunë, 09 Prill 2022 / C E

Chelsea “shfryhet” te Sauthamptoni pas humbjes nga Reali

Chelsea e ka harruar shumë shpejt humbjen ndaj Real Madridit.

Blutë kanë fituar me rezultat 0-6 kundër Southamptonit në ndeshjen e javës së 32-të të Premierligës.

Golat për Chelsean i shënuan Alonso (8’), dy Mount (16’ & 54’), dy Werner (21’ & 49’) dhe një tjetër nga Havertz (31’).

Me këtë fitore, Chelsea përforcon vendin e tretë me 62 pikë, 11 më pak se Manchester City që mban kreun. /IndeksOnline/