Chelsea shkatërron Huddersfieldin, dopietë nga Higuain
Chelsea ka harruar humbjen e thellë pësoi në mesjavë ndaj Bournemouth dhe e bën këtë me një fitore të bujshme.
Skuadra e Sarrit mposhtën 5-0 në Stamford Bridge, skuadrën e vendit të fundit Huddersfield duke ruajtur për momentin vendin e 4-t në kampionat.
Kjo fitore merr edhe më shumë vlerë për faktin se arriti të gjente dy golat e tij të parë me fanellën e Chelsea-it, sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain.
El Pipita zhbllokoi shifrat në minutën e 16-të, ndërsa më pas skena ishte e gjitha për Hazard që realizoi me penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që trefishoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
Higuain realizoi një supergol në minutën e 60-të për ta çuar rezultatin në 4-0, ndërkohë që David Luiz fiksoi rezultatin përfundimtar në 5-0. /IndeksOnline/