75 Mall Live Search
18:01 / E Diele, 10 Gusht 2025 / G T

Chelsea shumë lehtë e mposht Milanin në miqësore, shkëlqen Delap

Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore të lehtë ndaj Milanit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Stamford Bridige” me shifrat 4:1.

Qysh në pjesën e parë Blutë e Londrës treguan “dhëmbët”, duke shënuar dy gola në 8 minutat e para, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Coubis (autogol) dhe më pas Joao Pedro.

Pikërisht mbrojtësi Coubis u ndëshkua me karton të kuq direkt, pasi ndali si lojtari i fundit Pedron.

Në pjesën e dytë, Chelsea shënoi edhe dy gola tjerë me anë të sulmuesit Delap.

Kurse të vetmin për italianët e shënoi mesfushori Fofana në minutën e 70’të.

Kjo ishte miqësorja e fundit e Chelseat para fillimit të sezonit të ri në Premier League./Indeksonline/