Chelsea s’pret deri në verë, e sjell që tani mbrojtësin e Strasbourgut
Chelsea gjatë verës kishte transferuar mbrojtësin francez, Mamadou Sarr.
Por “Blutë”, vendosën që ta rikthejnë në formë huazimi te Strasbourgu, për tërë sezonin.
Kriza e fundit e Chelseat, bëri që ata të mos presin deri në verë për ardhjen e tij duke e sjellë që tani.
Ndërsa po ashtu ata do ta huazojnë mbrojtësin argjentinas, Aaron Anselmino te Strasbourgu, për të bërë vend për Sarr.
Sarr, ka bërë 18 paraqitje me Strasbourgun ku shihej si një talent i madh në Ligue 1./IndeksOnline/

