Chelsea synon ta evitojë befasinë nga Leicesteri, publikohen formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Leicester, ndeshje kjo e vlefshme për Premier Ligën angleze.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Chelsea u mposht nga Liverpooli në finale të FA Cup në penallti me rezultat 6:5, kurse Leicesteri e mposhti me rezultat të thellë 5:1 skuadrën e Watfordit.
Momentalisht, të dy skuadrat kanë zhvilluar nga 36 ndeshje këtë sezon, ku “Blutë” e Londrës renditen në vendin e tretë me 10 pikë, në krahasim me “Dhelprat” që zënë vendin e nëntë me 48 pikë të arkëtuara, përcjell KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean mungojnë Chilwell, Hudson-Odoi, Werner, Christensen dhe Kovacic, kurse te Leicester nuk do të paraqiten Bertrand, Choudhury, Ndidi, Pereira dhe Tielemans.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Alonso; Ziyech, Pulisic; Lukaku
Leicester (3-4-1-2): Schmeichel; Evans, Fofana, Amartey; Castagne, Thomas, Maddison, Mendy; Dewsbury-Hall; Iheanacho, Vardy