Chelsea synon ta ndal Liverpoolin sonte, formacionet e mundshme

Skuadra e Liverpoolit dhe Chelseat luajnë sonte në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.
Takimi nis nga ora 21:15 dhe luhet në stadiumin “Anfield”, shkruan Indeksonline
Blutë e Londrës synojnë ta ndalojnë ekipin e Jurgen Kloppit dhe Pochettino duket se ka menduar për 11-shen startuese, e cila mund të jetë kjo:

Petrovic: Malo Gusto, Thiago Silva, Disasi, Ben Chilëell: Caicedo, Enzo, Gallagher: Sterling, Mudryk: Cole Palmer
Shtatë ndeshjet e fundit mes Liverpoolit dhe Chelseat në të gjitha garat janë mbyllur me rezultatin e barabartë.
Kurse Chelsea s’ka fituar në “Anfield” qysh nga marsi i vitit 2021.
Në anën tjetër, “The Reds” paraqitet me këtë formacion të mundshëm:
Alisson: Robertson, Van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Szoboszlai, Jones, Gravenberch: Luis Diaz, Nunez, Jota./Indeksonline/