Chelsea synon të përforcohet në sulm, hedh sytë tek ylli i Bundesligës

Chelsea dëshiron të përforcohet për rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve.
“Blutë” e Londrës kanë hedhur sytë në Gjermani, ku po kërkojnë yllin e Eintracht Frankfurtit, Hugo Ekitike.
Chelsea ka bërë ofertën prej 70 milionë eurosh për sulmuesin francez.

Ekitike ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Eintracht Frankfurtit, i cili ndihmoi skuadrën të mbyllte sezonin në vendin e tretë në Bundesliga si edhe u kualifikua në Ligën e Kampionëve.
Ai ka shënuar 22 gola dhe 12 asistime në 48 paraqitje këtë sezon./IndeksOnline/