75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 28 Qershor 2025 / G T

Chelsea synon t’i “kapë” dy yjet e Premier League, një ofertë refuzohet!

Chelsea ka hyrë fuqishëm në tregun e transferimeve dhe ka vënë në shënjestër dy prej yjeve më të spikatur të Premier League: Joao Pedro të Brightonit dhe Mohammed Kudus të West Hamit.

Sipas gazetarit Simon Phillips, oferta e parë për Pedron është refuzuar nga Brightoni, por “Blutë” nuk kanë hequr dorë. Tentimi i dytë pritet të jetë mbi 50 milionë euro plus përfshirjen e një lojtari, për të bindur Brightonin ta lëshojë sulmuesin brazilian, shkruan Indeksonline

Ndërkohë, interesimi për Kudusin është po aq serioz. Mesfushori ofansiv ganez shihet si profili ideal për t’i dhënë kreativitet mesfushës së Chelsea-t në sezonin e ardhshëm.

Trajneri dhe drejtuesit e klubit janë të vendosur që t’i sjellin të dy futbollistët në “Stamford Bridge”, në një verë që pritet të jetë shumë aktive për gjigantin londinez. Nëse arrihen këto dy marrëveshje, Chelsea do të përforcohej ndjeshëm në fazën ofensive, me objektiv kthimin në majat e futbollit anglez./Indeksonline/