75 Mall Live Search
13:39 / E Mërkurë, 10 Dhjetor 2025 / L A

Chelsea sytë nga e ardhmja, arrin marrëveshjen me talentin afrikan

Chelsea po e mbush skuadrën me talente të shumtë.

Kështu veproi dhe tani, ku ka arritur marrëveshje me talentin nga Burkina Faso, Muhammad Zongo.

“Blutë” e Londrës kishin ndjekur 16-vjeçarin që nga Botërori i U-17shave në të cilin Zongo ishte një nga lojtarët kryesorë.

Ai fillimisht do të dërgohet te Strasbourgu dhe më pas do të bëjë lëvizjen te Chelsea.

Me Burkina Fason, Zongo kishte shkuar deri në çerekfinale, ku në rrugëtimin e tyre eliminuan dhe një gjigand siç është Gjermania./IndeksOnline/