75 Mall Live Search
09:48 / E Diele, 02 Mars 2025 / L A

Chelsea transferon një tjetër brazilian

Chelsea ka arritur të bëjë një tjetër blerje nga Brazili.

Pas asaj të Estevaos, Chelsea ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Corinthians, Denner Evangelista.

“Blutë” e Londrës, do të paguajnë rreth 10 milionë euro plus 4 milionë shtesë për mbrojtësin 17-vjeçar dhe ai do të nënshkruaj një kontratë afatgjatë deri më 2032.

Denner, do t’i bashkohet skuadrës në vitin 2026, ku të njëjtën formulë e ka bërë edhe me Estevaon.

17-vjeçari, është pjesë e grupmoshave U20 të Corinthians dhe ka bërë 18 paraqitje, ku ka shënuar 4 gola dhe 1 asistim./IndeksOnline/