Chelsea transferon sulmuesin spanjoll të Atletiko Madridit

Skuadra e Chelseas ka arritur marrëveshje për transferimin e Samu Omorodion.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Atletiko Madrid ka pranuar shitjen e sulmuesit spanjoll, për shifrën prej 35 milionë euro, shkruan IndeksOnline.
Omorodion do të nënshkruaj kontratë shtatë vjeçare me Chelsean.
20-vjeçari shumë shpejt pritet të udhëtojë drejt Londrës, për të kryer testet mjekësore.
Për sulmuesin spanjoll interesim kishte shfaqur edhe Bayer Leverkusen./IndeksOnline/