Chelsea turpëroi Vllaznin e Shkodrës, Broja i pranishëm në stadium

Skuadra e femrave të Chelseas, ka turpëruar Vllazninë e Shkodrën në Champions League.
Anglezët fituan me rezultat të thellë 8-0, shkruan IndeksOnline.
Samantha Kerr shënoi katër gola, Pernille Harder tre gola dhe një u shënua nga Katerina Svitkova.
Në këtë ndeshje i pranishëm ishte edhe futbollisti shqiptar i Chelseas, Armando Broja.
Sigurisht që ai ka shkuar për ti dhënë përkrahje vashave shkodrane pasi kanë shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Champions League./IndeksOnline/
