75 Mall Live Search
20:42 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Chelsea u kërkon futbollistëve të kthehen në Angli, qeveria e vendosur që të futen në karantinë

Chelsea ka kërkuar nga futbollistët e tyre që të kthehen në Angli brenda të dielës.

Disa futbollist të skuadrës angleze u larguan nga vendi shkaku i koronavirusit, ku ishin kthyer në vendlindjet e tyre, transmeton IndeksOnline.

Arsye për këtë kthim po besohet që janë përgaditjet që duhet t’i bëjë skuadra nëse jipet drita jeshile për rifillimin e sezonit.

Kurse qeveria angleze ka vendosur që ata të cilët vijnë nga shtete të tjera të vendosen në karantinë, për një periudhë 14 ditore.

Disa klube, përfshirë Arsenalin, West Ham dhe Brighton, kanë lejuar lojtarët e tyre të stërviten individualisht në fushat e tyre./IndeksOnline/.