14:14 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Chelsea urdhër Dzekos: Ose kryeje, ose vjen Giroud!

Chelsea i ka dhënë afat Edin Dzekos që të përfundoi marrëveshjen deri në ditën e nesërme. Në të kundërten, skuadra angleze e ka paralajmëruar boshnjakun se do të heq dorë nga ai.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja deri nesër, Abramovich do të nisë misionin për blerjen e Giroud.

E rëndësishme për tifozët e kësaj skuadre është se Chelsea do të ketë në dy ditët e ardhshme një bomber të ri në skuadër./Indeksonline/