Chelsea vazhdon me fitore bindëse, e ”shkel” Gentin në Conference League

Chelsea e ka nisur me fitore sezonin e ri në Conference League.
”Blutë e Londrës”, kanë vazhduar me fitore bindëse, ku para tifozëve vendas e mposhtën skuadren belge, Gent, me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Renato Veiga e shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 12-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Pedro Neto dyfishoi rezultatin e Chelseas në minutën e 46-të.
Katër minuta më vonë, Gent ngushtoi epërsin me golin e Watanabe.
Christopher Nkunku riktheu epërsinë prej dy golave në minutën e 63-të, ndërsa pas shtatë minutave, Dewsbury-Hall, vulosi fitoren e Chelseas.
Në fund Gent shënoi edhe njëherë, golashenues ishte Omri Gandelman, në minutën e 90-të./IndeksOnline/