Chelsea vazhdon me fitore, përforcojnë vendin e katërt
Chelesea ka mposhtur Brightonin si mysafir me rezultat 1-2.
Blutë ishin në epërsi të dyfisht në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan indeksonline.
Golin e parë e shënoi Pedro në minutën e 17-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Eden Hazard në minutën e 33-të të ndeshjes.
Golin e vetëm për Brighton e shënoi March në minutën e 66-të.
Me këtë fitore Chelsea është në pozitën e katërt me 37 pikë, dy më pak se Tottenham. /IndeksOnline/