75 Mall Live Search
09:30 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

Chelsea “zgjohet” me një megaofertë për yllin anglez, zor që do të refuzohet!

Chelsea ka nisur operacionin për blerjen e supertalentit anglez, Anthony Gordon. Lajmet e fundit nga Anglia thonë se skuadra londineze sapo ka nisur një megaofertë për Evertonin për blerjen e sulmuesit anglez.

Plot 71 milionë euro është oferta që Chelsea ka nisur për 21 vjeçarin. Oferta thuhet se zor që do të mund të refuzohet nga Evertonit, ndërsa edhe për lojtarin është bërë gati në pagë marramendëse.

Lampard ka thënë se Gordon bën pjesë në planet e ngushta të tij, por nëse vije ndonjë ofertë e fuqishme do të ketë të vështirë të ndalë në skuadër.

Gordon pritet të mbulojë boshllëkun e lënë nga Lukaku, Werner dhe Ziyech që pritet të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar./Indeksonline/