Chelsea zhgënjen ndaj Burnleyt
Skuadra e Chelseat ka barazuar 2-2 ndaj Burnleyt në një ndeshje ku londinezët kërkonin me çdo kusht fitore për të vazhduar luftën për të qenë në Champions League edicionin e ardhshëm.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.
Në minutën e 8-të Jeff Hendrick shënoi për Burnleyn, ndërsa 4 minuta më vonë barazoi Ngolo Kante. Vetëm 2 minuta më pas Gonzalo Higuain kaloi në epërsi Chelsean.
E rezultatin përfundimtar e vuri Ashley Barnes. Chelsea me këtë barazim hyn në vendin e 4-të me 67 pikë, por ka një ndeshje me tepër se Arsenali dhe Manchester United që janë në pozitën e 5-të përkatësisht të 6-të. /Indeksonline/