75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 18 Gusht 2023 / LB

Chelsea zyrtarizon blerjen e radhës, afro 70 milionë euro për 19 vjeçarin belg

Romeo Lavia edhe zyrtarisht është prezantuar si blerje e re te Chelsea. 19 vjeçari belg ka braktisur Sauthamptonin pas një sezoni të kaluar atje.

Ish-talenti i Manchester Cityt do të bartë fanelën me numrin 45 te Chelsea.

62 milionë euro të paguara dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve kanë mjaftuar që Sauthampton të lirojë mesfushorin shkatërrues.

Lavia ishte mjaft i kërkuar edhe nga Liverpool, por që belgu pranoi ofertën e Chelseat./Indeksonline/