75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 12 Maj 2022 / B O

Chelsea zyrtarizon marrëveshjen e parë 20 milionëshe për sezonin e ardhshëm

Chelsea ka arritur një marrëveshje sponsorizimi me firmën e kriptomonedhës, WhaleFin. Kjo kompani do zëvëndësojë vompaninë koreane Hyundai në 2022-23.

Marrëveshja e re do t’i sjellë skuadrës londineze 20 milionë funta në vit. Emri i kompanisë së kriptovalutave do të jetë në mëngët e fanelës së Chelseat në sezonin e ardhshëm.

WhaleFin është një platformë e aseteve dixhitale në pronësi të Amber Group, një kompani me bazë në Singapor.

Marrëveshja shënon lëvizjen e parë zyrtare të Chelseat në tregun e kriptove, disa javë pasi Liverpool u lidh me një kompani për të zëvëndësuar Standard Chartered.

“Ky është një partneritet jashtëzakonisht emocionues për klubin, i cili na lidh me një nga kompanitë më të avancuara të aseteve dixhitale në botë” thuhet në njoftimin e Chelseat./Indeksonline/