23:35 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Chelsea zyrtarizon transferimin e ri

Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar me portierin Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao.

Portieri 23-vjeçar arrin përpara sezonit të ri të Premier Ligës duke nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge.

Kepa, i cili ka luajtur mbi 100 ndeshje karriere, ka një përvojë solide në nivelin më të lartë duke bërë më shumë se 50 paraqitje në La Liga, ku u ftua nga Spanja për Kupën e Botës këtë verë në Rusi.

Pas përfundimit të transferimit të tij në Chelsea, ai tha: ‘Është një vendim shumë i rëndësishëm për mua, për karrierën time, dhe gjithashtu për jetën time personale”.

“Shumë gjëra më tërhoqën në klub, të gjitha titujt që klubi i ka fituar, lojtarët e tjerë, qyteti, Premier League angleze. Është një grumbullim i gjërave dhe unë jam shumë i kënaqur që Chelsea ka vendosur të më besojë dhe të më marrë edhe mua”.

Ky transferim i ahpi rrugën kalimit të Courtois te Real Madrid. /IndeksOnline/

Zyrtare: Courtois te Reali, Kovacic te Chelsea

Temat: