Chelsea nuk shpëton as sonte, pesë ndeshjet e fundit… katër kartona të kuq

Skuadra e Chelseat shënoi fitore të madhe në javën e shtatë në Premier League, duke mposhtur 2:1 Liverpoolin në “Stamford Bridge”.
Goli i minutës së fundit nga Estevao, e bëri Enzo Marescan të ndëshkohet me karton të kuq, shkruan Indeksonline
Trajneri italian në momentin e golit vrapoi për të festuar me lojtarët e tij.
Backing Maresca until the end of time. My fucking gaffer pic.twitter.com/LtFkvw4nRv
— Raf (@CFCRaf2) October 4, 2025
Maresca e kishte një karton të verdhë, kështu e mori edhe të dytin dhe u largua nga stoli.
Në pesë ndeshjet e fundit, Blutë e Londrës janë ndëshkuar me katër kartona të kuq: Joao Pedro ndaj Bendicas, Chalobah ndaj Brightonit dhe Roberto Sanchez ndaj Manchester Unitedit./Indeksonline/