75 Mall Live Search
20:46 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Chelsean forcon vendin e katërt, shënon fitore ndaj Newcastle

Chelsea ka shënuar fitoren e parë për vitin 2019 në Premierligë, pasi e ka mundur Newcastle United në ‘Stamford Bridge’ me rezultat 2:1.

Blutë vuajtën jo pak për të marrë pikë të plota nga përballja me skuadrën e Rafael Benitez, që sot dukej në një ditë të mirë.

Luhej minuta e 9’ kur Chelsea shënon për epërsinë e parë prej 1:0 me anë të Pedros, që pranoi një asistim milimetrik nga mbrojtësi David Luiz.

Mysafirët treguan se janë aty duke barazuar në 1:1 në minutën e 40’, nëpërmjet Clark.

Për fitoren e Chelseat u përkujdes Willian, që në minutën e 57’ realizoi një gol spektakolar.

Kjo ishte fitorja e 14-të e Chelsea këtë sezon, që forcon vendin e katërt me 47 pikë, gjashtë më shumë se Arsenali që u mund sot nga West Hami.

Pikërisht Arsenali do të jetë kundërshtari i Chelseat në xhiron e ardhshme të Premierligës.