Chelseat i duheshin vazhdimet për ta eliminuar Wrexhamin nga FA Cup
Chelsea ka arritur një fitore të vështirë në FA Cup.
Ata arritën të eliminojnë Wrexhamin, me rezultat 2-4 pas kohës së vazhdimeve, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.
Golat për “Blutë” i realizuan Garnacho, Acheampong, Okonkwo (autogol) dhe Joao Pedro, ndërsa për Wrexhamin ishin Smith dhe Doyle.
Chelsea, ende nuk ka mësuar kundërshtarin e saj në këtë fazë./IndeksOnline/

