75 Mall Live Search
14:44 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Chelseat i largohet ylli, po kthehet në Londër për teste mjekësore te skuadra e re

Noni Madueke po largohet nga Chelsea dhe po e lë kampin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“The Athletic” raporton se sulmuesi anësor i Kombëtares së Anglisë ka arritur marrëveshje me Arsenalin dhe tashmë është rrugës për në Britaninë e Madhe, shkruan Indeksonline

Madueke nuk do të jetë pjesë e Bluve të Londrës për ndeshjen finale ndaj PSG-së në Kupën e Botës për Klube.

23-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruaj një kontratë 5-vjeçare.

“Topçinjëve” ky transferim do t’i kushtojë plotë 52 milionë funtave./Indeksonline/