75 Mall Live Search
15:57 / E Diele, 29 Qershor 2025 / L A

Chelseat i ofrohet mundësia të nënshkruajë me Emiliano Martinezin

Chelsea-s i është ofruar mundësia për të realizuar një marrëveshje prej 45 milionë funtesh për portierin e Aston Villa-s, Emiliano Martinez.

Klubi anglez nga Birmingham është i detyruar të shqyrtojë shitjen e portierit fitues të Kupës së Botës për të shmangur shkeljen e rregullave financiare të Premier League (PSR), ndërkohë që janë të vetëdijshëm se Chelsea është në kërkim të një portieri të ri titullar.

Manchester United gjithashtu është përfolur për një transferim të mundshëm të 32-vjeçarit gjatë kësaj vere, dhe besohet se vetë lojtari do të preferonte një kalim në “Old Trafford”.

Megjithatë, trajneri i ri i United, Ruben Amorim, ka prioritete të tjera këtë verë dhe nuk do të ketë mundësi të transferojë një portier të ri pa gjetur më parë një klub që është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte për André Onana.

Martinez ka arritur 53 paraqitje sezonin që lamë pas me Aston Villën, ku ka arritur të mbajë portën 16 herë të paprekur.