Chelseat mund t’i pezullohet merkato
Lajme aspak të mirë vijnë nga klubi i Chelsea-t. FIFA po heton kontratat e transferimeve të më shumë se 100 lojtarëve minorenë te Chelsea dhe klubi po pret në ankth vendimin
FIFA kanë 3 vite që heton rastet e abuzimeve të bluve të Londrës me kontratat e futbollistëve të rinj.
Në fillim po hetoheshin 25 futbollistë, por “The Guardian” zbuloi se numri i kalon 100.
Gjithashtu sipas “Mediapart”, një prej portaleve që bashkëpunon me “Football Leaks”, FIFA do kërkojë gjobitjen e Çelsit me 45 mijë paund dhe pezullimin e dy sesioneve të merkatos.
Sipas rregullave ndërkombëtare klubet nuk mund të transferojnë futbollistë nën moshën 18-vjeçare nga vende të tjera, të paktën derisa prindërit nuk janë emigrantë për motive që nuk kanë lidhje me futbollin.