Cherki te Manchester City punë e kryer, mungon vetëm zyrtarizimi

Manchester City do të transferojë talentin francez, Rayan Cherki nga Lyoni.
Siç raporton Fabrizio Romano, një marrëveshje personale është arritur mes palëve ku pritet vetëm zyrtarizimi, brenda orëve në vazhdim.
Cherki, pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “qytetarët”.
Francezi që nga debutimi i tij në sezonin 2019-20, ka bërë 185 paraqitje duke shënuar 29 gola dhe 45 asistime për Lyonin, ku gjatë këtyre vjetëve ka arritur edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/