Cheryl kthehet në skenë pas vdekjes tragjike të Liam Payne

Këngëtarja britanike, Cheryl, 42 vjeçare, ka njoftuar rikthimin e saj në publik pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, Liam Payne, vitin e kaluar.
Ajo ka debutuar me një fushatë të re për kompaninë e kozmetikës Nivea, ku përmes një klipi të shkurtër shfaqen referenca të shumta të karrierës së saj, përfshirë këngën e vitit 2009 “Fight For This Love”.
Fushata titullohet “A New Era, Tomorrow” dhe u shpërnda nga Nivea në rrjetet sociale.
Liam Payne, 31 vjeç, vdiq në tetor të vitit të kaluar pasi ra nga ballkoni i hotelit në Argjentinë.
Pas humbjes së tij, Cheryl u largua nga vëmendja publike dhe shprehu dhimbjen për jetën që do të ndërtonte duke rritur djalin e tyre, Bear, vetëm.
Sipas raportimeve, Cheryl është në bisedime për t’u rikthyer në televizion në sezonin e 14-të të “The Voice”, së bashku me mikun e saj të vjetër dhe bashkëpunëtorin will.i.am.
