75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / C E

Chesea merr tre pikë të vështira kundër Aston Villës

Chelsea ka marrë tri pikë të mëdha në luftën për kreun e tabelës.

Blutë kanë mposhtur Aston Villën me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 19-të të Premierligës.

Aston Villa ka kaluar e para në epërsi me autogolin e shënuar nga James në minutën e 28-të, shkruan Indeksonline.

Chelsea barazoi rezultatin në minutën e 34-të me golin e shënuar nga Jorginho nga pika e bardhë.

Golin e dytë e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 56-të.

Në fund të ndeshjes Jorginho shënoi përsëri nga pika e bardhë për rezultati përfundimtar.

Chelsea është në vendin e tretë në tabelë me 41 pikë, aq sa ka Liverpooli në vendin e dytë dhe gjashtë më pak se Manchester City. /IndeksOnline/