75 Mall Live Search
18:02 / E Enjte, 29 Shkurt 2024 / L K

Chiara Ferragni thyen heshtjen: “Po kaloj ditë të vështira”

Chiara Ferragni ka rrëfyer për fansat ndjesitë e saj nëpërmjet disa videove që ka publikuar në Instastory. Ajo ka komentuar ‘periudhën e vështirë’ që po kalon dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.

Pas rastit Balocco , sipërmarrësja dixhitale përfundoi edhe në qendër të thashethemeve për krizën e pretenduar me bashkëshortin e saj Fedez .

“Është një moment i dhimbshëm, më lejoni të shkoj te psikologu “, tha ajo për emisionin “Pomeriggio5” tre ditë më parë.