75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / Gj. Sh

”Chicharito” i jep lamtumirën skuadrës amerikane

Futbollisti Javier Hernández i njohur si Chicharito, ka njoftuar largimin e tij nga skuadra amerikane Los Angeles Galaxy.

Sulmuesi meksikan, përmes një postimi në Instagram, ka postuar një letër lamtumirëse, ku njofton largimin nga LA Galaxy, shkruan IndeksOnline.

“Jeta bëhet emocionuese kur i lejon vetes të ndryshosh dhe të evoluosh drejt sfidave të reja. Faleminderit të gjithë njerëzve që u përfshinë në rrugën time këto 4 vite. Faleminderit për gjithçka LA Galaxy”, ka shkruar Chichariton në Instagram.

Ish-futbollisti i Manchester United, Bayer Leverkusen, Real Madrid, West Ham, Sevilla dhe Chivas, nuk e ka bërë të ditur klubin e ardhshëm.

Ai pritet të gjejë një skuadër të re gjatë muajve të ardhshëm./IndeksOnline/