Chicharito largohet nga Premierliga, transferohet në Turqi?
Javier Hernandez, i njohur si Chicharito është afër marrëveshjes me klubin turk, Besiktas.
Chicharito pritet të largohet nga West Hami gjatë këtij mini-afatit të janarit, transmeton IndeksOnline.
Shumë klube janë të interesuar për meksikanin, por Besiktasi është ndër të parat.
Madje ana turke e sheh Chichariton si zëvendësuesin ideal të Cenk Tosun, i cili u largua për në Everton.
Lajmin për interesimin e klubit turk e ka bërë të ditur edhe agjenti i futbollistit, Eduardo Hernandez.
“Chicharito dëshiron një skuadër ku mund të luajë. Unë kam pasur shumë oferta për të. Poashtu edhe ekipi i Besiktasit, jemi në bisedime por nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë agjenti i futbollistit./IndeksOnline/