75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

“Chicharito” rikthehet te ish-skuadra e tij në Meksikë, merr një mesazh nga Sir Alex Ferguson

I preferuari i shumë tifozëve, Javier Hernandez është rikthyer te ish-klubi i tij në vendlindjen Chivas, ku kishte filluar karrierën profesionale.

Dje gjatë ditës, “Chicharito” firmosi me klubin nga Meksika, Guadalajara si agjent i lirë, shkruan Indeksonline

Për këtë lëvizje të sulmuesit meksikan ka folur edhe legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.

“Përshëndetje Chicharito, po flet bosi juaj i vjetër. Fillimisht do doja të uroja transferimin në klubin e juaj të vjetër atje në Meksikë. Kur të gjeta ty dhe nënshkrova me ty, ti ke qenë një lojtar fantastik për ne. Ju keni një karrierë tejet të mirë. Tani pasi je kthy në klubin e vjetër, ju mund të jepni atje eksperiencën e juaj te futbollistët. Urime për ju dhe familjen. Kalo momente fantastike atje”, ishte mesazhi i Fergusonit për Chichariton.

Kujtojmë që Hernandez në të kaluarën ka luajtur për skuadrat, si: Manchester United, Real Madrid, Bayer Leverkusen, West Ham, Sevilla dhe La Galaxy./Indeksonline/