75 Mall Live Search
11:55 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / G T

Chiellini për Zhegrovën: Më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë…!

Legjenda e Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për Edon Zhegorvën.

Këtë intervistë, ish-mbrojtësi e dha para ndeshjes ndaj Pafosit në Champions League.

Chiellni e konfirmoi se Zhegrova momentalisht nuk mund të luajë më shumë se 45 minuta.

Por sipas tij më e rëndësishmja është ndikimi i tij në fushë.

“E dinim se do të kishte vështirësi në fillim. Por tani po ndihet mirë. Dhe ai po tregon gjëra të mira në stërvitje. Gjëja më e rëndësishme është që ai mund të sjellë menjëherë ndikimin e tij në fushë”, u shpreh Chiellini.

Kujtojmë që mbrëmë Zhegrova luajti 45 minuta ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/